Kthimi vullnetar nga Kroacia

Nëse mendoni të largoheni nga Kroacia e të ktheheni në vendin tuaj, ne mund të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë. Kthimi vullnetar është një ndihmë falase për njerëzit që mendojnë të kthehen në vendin e tyre.

Nëse vendosni që kjo është zgjidhja e duhur për ju, ne do të bëjmë çmos të kujdesemi për nevojat tuaja, duke përfshirë rezervimin e fluturimeve dhe sigurimin e të gjitha dokumenteve të udhëtimit që ju nevojiten. Ndihma për kthimin vullnetar të IOM është në dispozicion për të gjithë migrantët, pavarësisht nga statusi i tyre ligjor në Kroaci.

1

Na kontaktoni

Ne e kuptojmë se marrja e vendimit till është e madhe për kthim në shtëpi. Ne jemi këtu për t’ju thënë gjithçka ju duhet të dini dhe t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja.

Mund të na telefononi kur të jeni gati në +385 1 6463 887, na dërgoni një email në iomcroatiaavrr@iom.int ose vizitoni zyrën tonë në Račkoga 3, Zagreb.

Gjithçka që do flasim do të mbahet konfidenciale.

2

Merrni vendime

Ne jemi këtu për t’u siguruar që jeni plotësisht të informuar për të gjitha opsionet dhe ne do t’ju shpjegojmë se si mund t’ju ndihmojmë. Pasi të keni të gjitha informacionet që ju nevojiten, mund të mendoni për hapin tuaj të ardhshëm. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj në çdo fazë të procesit.

3

Paraqituni ne AVRR

Nëse vendosni të ktheheni në shtëpi, ne mund t’ju ndihmojmë. Ne do t’ju shpjegojmë se si ti merrni dokumentet e udhëtimit nga ambasada ose konsullata e vendit tuaj. Nëse është e nevojshme, IOM gjithashtu mund t’ju ndihmojë gjatë procesit të aplikimit dhe pagimit te dokumenteve të reja nëse nuk i keni ato. Ju lutemi keni kujdes se jeni akoma përgjegjës për të aplikuar, përfshirë provat e shtetësisë dhe identitetit tuaj. Eshtë e rëndësishme për ne në IOM të udhëtoni me siguri, nëse keni ndonjë rrethanë që duhet të dimë, na tregoni se do t’ju ndihmojmë.

4

Para se te udhetoni

Pasi të jetë aprovuar kërkesa juaj, ne mund të planifikojmë së bashku për t’ju ndihmuar të vendosni se kur është koha më e mirë për të shkuar në shtëpi. Ne do t’ju ndihmojmë në aeroport, ne do të përgatisim biletat tuaja dhe ekipi ynë madje mund t’ju ndihmojë të kontrolloni për një fluturim.

5

Shtepia

Ekipi ynë mund t’ju ndihmojë të zbuloni të gjitha informacionet që ju nevojiten për hapin tjetër. Nëse ktheheni me IOM, mund të keni të drejtë për mbështetje shtesë për t’ju ndihmuar të filloni përsëri pasi të ktheheni në shtëpi. Ne e quajmë këtë mbështetje “ndihmë në riintegrim”. Kur të vendoseni, kolegët e IOM në vendin tuaj mund t’ju këshillojnë dhe mund të mbulojnë kostot nëse zgjidhni zhvillimin profesional, nese filloni biznesin tuaj ose paguani qiranë për muajt e parë.

Karakteristikat e programit per kethim vullnetar

Bashkesite e medha

Programi i kthimit vullnetar synon të mbështesë të gjithë shtetasit jo-BE që dëshirojnë të largohen nga Kroacia dhe vendosin të kthehen në shtëpi, pavarësisht nëse janë migrantë në një situatë të paligjshme, aplikantë ose përfitues të mbrojtjes ndërkombëtare që zgjedhin të kthehen në shtëpi. Shpesh kjo vlen për migrantët që duhet ose duan të largohen nga Kroacia, por nuk kanë burimet e nevojshme për ta bërë këtë.

E drejta per vendim

Kthimi është vullnetar: migranti merr vendimin për t’u kthyer. Për më tepër, pas aplikimit, migranti është gjithmonë i lirë të kthehet në vendimin e tij ose të saj dhe të vendosë të mos largohet.

Programi i cili i ploteson nevojat e juaja

Programi është krijuar për të përmbushur nevoja të ndryshme: pavarësisht nga situata e emigrantëve, ata janë të lirë të kthehen në çdo kohë, kështu që vendimet e tyre për t’u kthyer duhet të merren parasysh.

Mbeshtetja ne reintegrim

Programi i kthimit vullnetar mund të përfshijë gjithashtu ndihmë për të mbështetur riintegrimin e qëndrueshëm në vendlindje. Një ndihmë e tillë e personalizuar fuqizon migrantët mbi të gjitha dhe krijon një mjedis ku migrantët marrin përgjegjësi për procesin e riintegrimit dhe vendosin për përdorimin e mbështetjes për riintegrim.